​Zbulohen fjalët që Mourinho i kishte thënë Pogbas në stërvitje
Pas ndeshjes kundër Wolvesit, Jose Mourinho i kishte thënë Pogbas se ai nuk ishte i veçantë, por ishte thjesht një lojtar i mirë. Pas kësaj, Pogba i kishte kritikuar publikisht taktikat e portugezit.

“Ti je një lojtar i mirë, por nuk je një lojtar i veçantë”, i kishte thënë Mourinho - Pogbas në zhveshtore.

Pas kësaj, Pogba, në një intervistë për media, i kishte kritikuar publikisht taktikat e portugezit, duke thënë se ata duhet të sulmojnë më shumë kur janë duke luajtur në Old Trafford. Kësaj deklarate, Mourinho i ishte përgjigjur duke i thënë francezit se ai nuk do të jetë më kurrë kapiten i skuadrës, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vetë portugezi.

Ndërsa, sot, Sky Sports ka publikuar një video ku shihet marrëdhënia e tensionuar mes portugezit dhe francezit, gjatë një seance stërvitore në Carrington.
Shtuar më 26/09/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori