​Zbulohet arsyeja pse sportistët serbë u sulmuan në Kroaci
Lojtarët serbë të ekipit të Crvena Zvezdas u sulmuan sot pasdite në Split të Kroacisë, përderisa ishin ulur në një kafe me fanellat e klubit të tyre.

Disa të rinj shkuan drejt tyre dhe filluan t’i sulmonin. Tre lojtarë nga skuadra e klubit serb u arratisën, njëri prej tyre duke u gjuajtur në det.

Tani është zbuluar se ata ishin sulmuar pasi që iu ishte kërkuar që t’i largonin simbolet e klubit serb nga veshjet e tyre, gjë të cilën ata nuk kishin pranuar ta bëjnë.

Në vend që të largonin ato simbole, sportistët serbë kishin kërkuar që të largoheshin nga ajo kafene. Personat që shkaktuan incidentin nuk i lejuan ta bëjnë këtë gjë dhe filluan t’i sulmojnë.

Këta janë lojtarët e Crvena Zvezdas të cilët pritej të ndesheshin sot kundër Mornarit të Kroacisë, në sportin “water polo”, mirëpo ata u kthyen në Boegrad menjëherë pas këtij incidenti. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2019, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori