9 vjet nga debutimi i Messit, reportazh fotografik (FOTO LAJM)

Rikthehemi në 16 tetorin e 2004-ës. Ishte derbi i Katalunjës Espanyol-Barcelona, i fituar nga blaugranat me rezultatin 0-1. Por kjo ndeshje nuk ka hyrë në histori për shkak të rezultatit, por për 9 minutat e fundit të ndeshjes, gjatë të cilave një prej emrave më të mëdhenj të futbollit bëri debutimin zyrtar me fanellën azulgrana. Del Deco dhe hyn në fushën e lojës, me fanellën nr.30, Lionel Messi.

Messi, i cili nën drejtimin e Frank Rijkaard kishte debutuar një vit më parë në miqësoren kundër Portos së Jose Mourinhos, luante minutat e para me Barcelonën në një ndeshje zyrtare. Ditë që ndryshoi jo vetëm fatet e argjentinasit dhe klubit katalanas por të gjithë futbollit botorër. Ai ishte vetëm 17 vjeç e 114 ditë por sillej në fushë sikur kishte një jetë të tërë që luante përkrah kampionëve.


Që prej asaj dite e deri më sot "Pleshti" ka shënuar 324 gola me ekipin e parë në 388 ndeshje zyrtare, një shifër e frikshme dhe në të njëjtën kohë rekord për klubin nga Katalunja. Gjithashtu ka fituar 6 La Liga, 2 Copa del Rey, 6 Superkupa Spanje, 3 Champions League, 2 Superkupa Europe, 2 Botërore për Klube, 4 "Topa të Artë" rradhazi si asnjë tjetër më parë. Dhe për më tepër Medalje ari me Argjentinën në "Lojërat Olimpike".

Shifra të frikshme për një futbollist që sot është vetëm 26 vjeç. Me pak fjalë, një kampion i vërtetë.../albeu.com/
Shtuar më 16/10/2013, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori