A do jetë trajneri i Shqipërisë? Përgjigjet Edoardo Reja
Shkarkimi i Christian Panucci nga drejtimi i kombëtares së Shqipërisë ka ndezur zërat për trajnerin e ardhshëm të kuqezinjve.

Në "Loro Boriçi" në ndeshjen Shqipëri-Turqi ka qenë edhe Edoardo Reja, i njohur shkurt si Edy Reja, i cili më parë ka drejtuar skuadra si Napoli, Lazio apo Atalanta.

Në lidhje me këto zëra, “Top Channel” ka siguruar një intervistë të shkurtër me italianin.

Z. Reja si ju duk ndeshja?

Ka qenë një ndeshje e mirë e Shqipërisë për rreth 15 minuta, më pas skuadra pati vështirësi nuk pati konkluzion të rasteve.

Cila është arsyeja e vizitës tuaj në Shqipëri dhe prania në stadium?

Unë kam ardhur të shoh lojtarë, sepse punoj për shoqëri të ndryshme italiane, për këtë arsye jam gjithmonë në lëvizje.

A do të pranonit një kontratë si trajner i ri i Shqipërisë?

Jo, jo… Nuk flas për këtë….
Shtuar më 23/03/2019, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori