E FUNDIT/ Fluturojnë infektimet COVID-19 në Shqipëri, kaq raste u shënuan sot
A do lejohen tifozë në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë? Reagon Policia e Shtetit
Federata Shqiptare e Futbollit dje kërkoi leje për lejimin e një grupi të vogël tifozësh në ndeshjen finaleKupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Teutës.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me këtë kërkesë, teksa theksoi se nuk do të lejohen tifozë!

Përmes një njoftimi, Policia bën me dije se ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Në stadium do të lejohen vetëm ata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin e ndeshjeve të futbollit”.

Finalja e Kupës do të luhet sot në stadiumin e ri kombëtar, prej orës 20:00.
Shtuar më 02/08/2020, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori