Situata me
Covid-19 mund të çojë në një situatë të pazakontë dhe
Liverpool mund të humbë qëllimisht një ndeshje në Ligën e
Kampionëve.
Secili vend ka protokolle dhe masa të ndryshme për
Covid-19, dhe ndalimet e fundit të udhëtimit në Danimarkë dhe Angli mund të jenë një
problem për
Liverpool.
Gjegjësisht, sipas rregullave, nëse
Liverpool shkon të vizitojë Midtjylland do të duhet të jetë në karantinë prej 14 ditëve kur të kthehet në Angli dhe kjo do të thotë që nuk do të luajë në Premierligë, përcjell lajmi.net.
Për shkak të kësaj situate, mediat në Ishull shkruajnë se
Liverpool synon të mos udhëtojë në Danimarkë dhe ta humbas atë ndeshje me rezultat zyrtar 3-0. Ky nuk do të ishte
problem për Liverpoolin, duke qenë se “Të Kuqtë” tashmë kanë nëntë pikë nga tre ndeshjet e para.
Liverpool nuk do që as lojtarët e rinj të marrin pjesë këtë ndeshje.
Shtuar më 09/11/2020,
ora 18:17