A do të largohet CR7 dhe Bale? Flet Perez
Ka patur shumë spekulime muajt e fundit, sipas së cilave Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale mund të largohen nga Real Madrid për tu transferuar te Manchester United. Por për ti dhënë fund zërave ka menduar vetë presidenti "Los Blancos" Florentino Perez, i cili është shprehur se asnjë prej dy yjeve nuk do të largohet nga "Santiago Bernabeu".

"Nuk mund ta imagjinoj Real Madridin pa Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale", është shprehur Perez për gazetën portugeze "O Jogo".

Për Ronaldon është përfolur edhe për një interesim të Manchester City-t. /albeu.com/


Shtuar më 03/04/2015, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori