A do të largohet Messi nga Barcelona?
Lionel Messi (FC Barcelona)
Së fundmi ka nisur të flitet për një largim të mundshëm të yllit katalanas Lionel Messi për shkak të raporteve të tij të acarruara me Luis Enriquen.

Por, se Messi ka mohuar se do të largohet nga Camp Nou.

Ai konfirmoi pas ndeshjes me Atlektikon se nuk ka patur asnjë lloj kontakti as me Chelsean dhe as me Atletiko Madridin.

"Gjithçka që është thënë nëpër media është vetëm një gënjeshtër. Lidhjet me Chelsean, me Cityn, gjithçka ishin gënjeshtra pasi unë nuk e kam ndërmend të largohem nga Barcelona", ka deklaruar Messi për TV Barcelona.

Ai ka mohuar edhe shkrimet e mediave në Katalunjë, sipas të cilave ai ka kërkuar shkarkimin e trajnerit Luis Enrique./albeu.com/


Shtuar më 12/01/2015, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori