A do të largohet Neymar? Nuk mendon kështu mbrojtësi i Barcës
Neymar do të qëndrojë në “Camp Nou”, kështu thotë Marlon.
Mbrojtësi i Barcelonës, Marlon Santos, nuk ka asnjë dyshim se Neymar do të qëndrojë, pavarësisht interesimit të Paris Saint-Germain.

Raportohet se klubi nga Ligue 1 është duke u përgatitur që të paguajë klauzolën e brazilianit prej 222 milionë eurosh.
Edhe përkundër spekulimeve, Neymar startoi në miqësore ndaj Juventusit, duke shkëlqyer me dy gola në fitoren prej 2:1 ndaj nën kampionëve të Evropës.

Marlon, që luajti ndaj Juves, thotë se Neymar do të qëndrojë në “Camo Nou.

“Për mua, Neymar është një ndër lojtarët më të mirë në botë. Nuk kam folur me të, por shpresoj se do të qëndrojë”, tha Marlon për Sport.

“Duam të qëndrojë, është shoku jonë i skuadrës dhe një ndër më të mirët. Nuk kemi nevojë ta bindim që të qëndrojë. Është këtu me ne dhe do të qëndrojë”, shtoi mbrojtësi i ri i katalanasve. /albeu.com/

Shtuar më 23/07/2017, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori