A do të largohet Ronaldo? Portugezi flet me bindje për të ardhmen e tij
Cristiano Ronaldo gjatë ditës së djeshme ka pranuar cmimin “MVP 2017” për të arriturat në sport gjatë vitit të kaluar nga media kineze ‘Dongqiudi’.

Portugezi me një intervistë pas pranimit të cmimit foli edhe për të ardhmen e tij në Real Madridi dhe tha se dëshiron të jetë për shumë vite në klubin madrilen, përcjellë Albeu.com.

E ardhmja juaj në Madrid? ”Natyrisht, më pëlqen të jetoj këtu. Kam jetuar në këtë qytet që nga viti 2009, e dua klimën dhe njerëzit. Jam afër me Portugalinë dhe mund të shkojë atje me veturë. Spanjë është një vend i madh, e dua. Sigurisht që dua të qëndrojë këtu, e dua këtë klub.”, janë fjalët e Portugezit për thashethemet që e lidhnin me një largim të mundshëm nga Spanja.

Gjithashtu, superylli Madrilen foli edhe për kohën e penzionimit: ”Plani im për të dalë në pension është kur ti mbush 41 vjet, që është një vit ndoshta i vështirë për t’a arritur, por tani i vlerësoj momentet aktuale.”/albeu.com/
Shtuar më 27/01/2018, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori