A do të luaj në Champions League? Kjo është gjendja e Neymar
Një lëndim në shputën e këmbës duket se do ta mbajë për disa kohë jashtë fushës së blertë ulline PSG, Neymar.

Sulmuesi brazilian me shumë mundësi do të mungojë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United.

"Mundësitë që sulmuesi i PSG-së, Neymar do të paraqitet kundër Manchester United në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve janë jashtëzakonisht të vogla", thuhet në një raport që është shpalosur sot nga kanali televiziv francez, Telefoot.

Megjithatë, ka një shpresë së lëndimi është më i lehtë dhe ai mund të kthehet më shpejt, pasi Neymar mund të ecë në këmbë tani, që tregon se lëndimi është më i lehtë se sa është pritur. /albeu.com/

Shtuar më 28/01/2019, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori