A do të rinovojë trajneri Reja? Armand Duka sqaron situatën
Armandnd Duka, presidenti i FSHF-së, për RTSH ka folur nga stadiumi ku do të luhet Turqi-Shqipëri.


“Atmosfera është fantastike, është e bukur, i motivon të dyja skuadrat. Për atë që është në fushë është motivim maksimal. Ditë e bukur për të luajtur një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne për të vazhduar për të shpresuar dhe Turqit për të vulosur kualifikimin.


Unë uroj që atmosferën do ta kemi më të bukur në stadiumin e ri. Do krijojnë një dekor akoma më të bukur se kjo.

Mesatarja e çmimeve të biletave këtu, nuk është më e lirë se në Tiranë. Nuk është fusha ime, nuk e di nëse duhet të ketë armë ose jo në stadium. Kur nuk respektohen ligjet është e domosdoshme të ketë edhe forca të armatosura për të siguruar qetësinë në stadium.

Rinovimi i Rejës? Profesioni i trajnerit më duket një nga më të vështira në botë. Ka ngarkesë maksimale para ndeshjes. Jo vetëm me Rejan por me çdo trajner mundohem ti rrijë më afër, për ti dhënë besim dhe për t’i larguar emocionet. Emocionet që ka trajneri është e vështirë ti mposhtësh.

Le të shohim ndeshjet për rinovimin. Ne jemi të kënaqur se si Reja ka punuar deri tani. Jemi pozitivë. Për deri sa nuk jemi ulur në tavolinë, nuk kam çfarë them. Unë jam shumë i lumtur nëse fitojmë. Me këtë lloj motivi kemi ardhur. Se çfarë do japë fusha duhet ta presim”, u shpreh Duka për RTSH.
Shtuar më 11/10/2019, ora 20:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori