A është ky fundi i karrierës? Srna pezullohet 17 muaj për doping
Pëlqej
Mbrojtësi i djathtë i Shakhtar Donetsk, Dario Srna pas ndeshjes ndaj Napolit në shtator të vitit të kaluar kishte dalë pozitiv në testin e dopingut. Sor më në fund ka ardhur vendimi përfundimtar.

Që nga ajo ndeshje Srna nuk ka luajtur dhe ka pritur vendimin përfundimtar. Qendra Kombëtare anti-Doping e Ukrainës në bashkëpunim me UEFA-n kanë marrë vendimin përfundimtar për t’i ndaluar 17 muaj Srnas të luaj futboll.

Kësisoj Srna do të mbetet jashtë fushave deri në muajin mars të vitit të ardhshëm pasi tanimë ka kaluar pesë muaj pa luajtur.

Kapiteni 35-vjeçar i Shakhtar Donetsk ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse do t’i jap fund karrierës së tij pas kësaj njolle ose jo./albeu.com/

Shtuar më 23/02/2018, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori