Me fitoren e djeshme ndaj Wolves, Manchester
Unitedi është vetëm dy pikë prapa Liverpoolit.
"Djajtë e Kuq" janë duke u kthyer në formën e duhur, derisa Solskjaer nuk mendon se ka nisur gara për
titull.
Tekniku norvegjez tha se pas 30 ndeshjeve do flasin për
titull.
"Nuk ka garë për
titull pas 15 ndeshjeve. Mund të humbësh shansin që të jesh në garë në 10 ndeshjet e para".
"Por, kur të zhvillohen 30 ndeshje ndoshta do flasim për
titull, kur jemi në mars ose prill, kur të kemi luajtur së paku gjysmën e
sezonit", tha ai.
Mbetet të shihet nëse
Unitedi do vazhdojë me këtë formë edhe pas
sezonit vjeshtor.
Shtuar më 30/12/2020,
ora 09:06