A i sjell fat Basha Tiranës?
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha me shumë mundësi do të jetë i pranishëm në tribunën VIP në mbrëmjen e së enjtes. Finalja e Kupës së Shqipërisë ka rëndësi të madhe për bardheblutë dhe për këtë arsye nuk mund të mungojë njeriu që drejton kryeqytetin dhe që njëkohësisht mban detyrën e kryetarit të bordit në Shoqërinë Aksionere “Tirana”.

Basha ishte i pranishëm edhe në ndeshjen e fundit që bardheblutë luajtën në Korçë ndaj Skënderbeut dhe ka zgjedhur t’i qëndrojë sërish pranë skuadrës, në një sfidë tjetër delikate përballë kampionëve të Shqipërisë.

Por prania e fundit e Lulzim Bashës në stadium nuk i ak sjellë fat Tiranës, pasi në ndeshjen e fundit në Korçë ajo u mposht 2-0 duke dalë edhe nga lufta për titull.

Por në finalen e Kupës, a do të jetë kreu i bashkisë fatsjellës? Të shohim.../albeu.com/
Shtuar më 15/05/2012, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori