A mund të fitojë Manchester United pa përforcime
Albeu.com
Pohimi i trajnerit, Alex Ferguson, se Djajtë e Kuq kanë nevojë edhe për disa sulmues, krijon dyshimin serioz nëse Manchester United do të mund t’i mbrojë titujt e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve në sezonin e ri.Padyshim, Manchesteri ka sulmin më të mirë në futbollin botëror. Tevez, Ronaldo dhe Rooney janë tre gurët e çmueshëm të kësaj skuadre. Mirëpo një qendërsulmues i cili është i caktuar për të shënuar gola (p.sh. Ruud van Nistelrooy) do ta kompletonte më së miri sulmin. Është pikërisht mungesa e një lojtari të tillë që ka mundësuar që Ronaldo të jetë golashënuesi më i mirë i Manchester United, një pikë e analizuar mirë nga Sir Alex.

Njëri nga trajnerët më të mirë në botë, Sir Alex, e ka vërejtur shumë mirë këtë mungesë në sulmin e Manchës dhe për këtë arsye ai dëshiron që në Old Trafford ta sjellë sulmuesin bullgar, Dimitar Berbatov. Transferimi i një sulmuesi tipik nuk duhet të lihet anash. Nëse skuadra dështon të transferojë një sulmues të tillë, ajo do të mbetet në të njëjtin nivel që ka qenë në sezonin e kaluar, derisa rivalët kryesor të United i kanë përforcuar skuadrat e tyre.

Nëse Real Madrid arrin tani ta rrëmbejë Cristiano Ronaldon, atëherë do të mbetet shumë pak kohë që Ferguson të bëjë ndonjë lëvizje për ta përforcuar skuadrën. Një tjetër element i cili do ta sillte në krizë Unitedin është lëndimi i ndonjërit nga sulmuesit kryesor. Ferguson është në dijeni se vitin e kaluar skuadra e tij pati fat sa i përket lëndimeve dhe nuk dëshiron që të rrezikojë përsëri.

Fuqia e vërtetë e Manchës sezonin e kaluar ka qenë siguria të cilën e kanë ofruar Ferdinand dhe Vidic, pa dyshim dyshja më e mirë mbrojtëse në Angli, sidomos para tifozëve të vet. Meqenëse nuk ka dyshim në seriozitetin e tyre edhe për këtë sezon, ndoshta nuk do të mund të përsëritet i njëjti rekord i sukseseve në shtëpi.

Ekzistojnë dy kërcënime të mëdha për Manchesterin këtë sezon. E para, Chelsea mund të riforcohet nën udhëheqjen e Felipe Scolarit, për më tepër Roman Abramovich ka kërkuar një lojë më të hapur. Ndërkohë, skuadra e Arsene Wenger është një vit më e pjekur dhe nuk do t’i përsëritë gabimet e sezonit të kaluar.

Ferguson nuk mund të lejojë që të mbetet i vetëkënaqur. Ai ka një njëmbëdhjetëshe të shkëlqyer startuese, mirëpo nëse gërvishtet sipërfaqja, atëherë do të shohim se kjo skuadër nuk është aq e thellë sa e tregojnë mediat.

United janë të dobët në rezerva. Ben Foster mund të jetë zëvendësues i mirë i van der Sar. Mirëpo, Brown, Silvestre dhe O’Shea nuk janë lojtarë të kualitetit të lartë, megjithatë e meta e tyre qëndron në kualitetin e lartë të top-katër mbrojtësve startues. Në mesfushë, Nani, Anderson dhe Hargreaves janë lojtarë potencialë, mirëpo në pikëpyetje janë Giggs dhe Scholes pasi ata është duke i arritur mosha.

Nëse Manchester United do të arrijë të tregojë një formë të shkëlqyer me këto boshllëqe në skuadër, mbetet të shihet deri në fund të sezonit, mirëpo fati duhet të jetë në anën e tyre.
Shtuar më 12/08/2008, ora 22:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori