A mund të luajë Morata kundër Real Madrid?
Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata mund të luajë kundër ish skuadrës së tij, Real Madrid, në gjysmëfinalet e Champions League.

Sipas portalit madrilen "AS", në kontratën e spanjollit nuk gjendet asnjë klauzolë që pengon të zbresë në fushë kundër "Los Blancos" në datat 5 dhe 13 maj, pavarësisht se Reali mund ta rikthej atë gjatë verës, përcjell Portali Albeu.

Ky është një lajm i mirë për teknikun e bardhezinjëve Massimiliano Allegri, pasi Morata bashkë me Carlos Tevez janë baza e sulmit të Juventusit. /albeu.com/


Shtuar më 24/04/2015, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori