A po agjëron Mërgim Mavraj? Vjen konfirmimi nga Franca
Dje ka filluar muaji i shenjtë i myslimanëve, Ramazani dhe dihet se disa nga futbollistët e kombëtares agjërojnë dhe janë besimtarë të rregullt.

Nga disa njohës futbolli, kjo u konsiderua si një vështirësi shtesë në këtë kampionat, sidomos duke marrë shembull se ndeshja me Zvicrën është në kulm të agjërimit, në orën 15:00.

Burime të Top Channel kanë konfimuar se asnjë prej lojtarëve nuk po agjëron, të paktën në ditën e parë, edhe pse duket se ka një marrëveshje që asnjë lojtarë të mos agjërojë për asnjë ditë.

Gjatë grumbullimit, mbrojtësi Mërgim Mavraj, nuk pranoi që të mbarte fanellë që reklamonin alkool, ndërsa pas këtij episodi filloi edhe diskutimi mbi agjërimin, por tani konfirmohet se as Mavraj nuk është duke agjëruar.
Shtuar më 07/06/2016, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori