Aaron Ramsey falenderon të gjithë tifozët e Arsenalit
Aaron Ramsey sot ka nënshkruar parakontratën me Juventus, duke bërë kështu të ditur se në sezonin e ardhshëm do të luaj në Serie A.

Skuadra që shfrytëzoi më së miri këtë situatë ishte ajo e Juventus, e cila do ta transferojë si lojtar të lirë.

Ramsey ka nënshkruar një kontratë e cila i siguron atij 400 mijë paund në javë. Pas kësaj, ai ka shkruar disa fjalë për tifozët e Arsenal.

“Siç keni mundur ta kuptoni, unë jam pajtuar për një parakontratë me Juventus. Kisha dëshirë që të shkruaj një deklarim personal për të gjithë tifozët e Arsenal që kanë qenë shumë besnik dhe pëkrahës. Ju më mirëpritet mua si tinejxher dhe keni qenë aty për mua gjatë të mirave dhe të këqijave gjatë kohës sime me skuadrën. Është e rëndë që të largohem pas 11 viteve të mrekullueshme në Veri të Londrës. Faleminderit”

“Do të vazhdoj të jap 100% për skuadrën dhe shpresoj të përfundoj sezonin fuqishëm, para se të shkoj në Torino. Më të mirat, Aaron”. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori