Abazaj ka rigjetur formën optimale, shënon sërish në Turqi (VIDEO)
Istanbulspor po fiton me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Eskisehirspor, në ndeshjen e vlefshme për ligën e dytë turke.

Golin e etëm për skuadrën nga Stambolli e ka realizuar futbollisti shqiptar, Kristal Abazaj. 24-vjeçari shënoi në minutën e 21-të të ndeshjes.

Abazaj shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të shokut të tij të skuadrës dhe goditi fluturimthi duke e dërguar topin në rrjetë.

Për sa i përket statistikave, ky është goli i dytë për Abazajn në Turqi me ekipin e Istanbulspor.

Shtuar më 25/10/2020, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori