Abazaj: Me punë dhe me pak fat, do ambientohem mjaft mirë tek Anderlecht
Lojtari i ndeshjes Vllaznia-Luftëtari, autori i golit të parë, Kristal Abazaj, foli edhe për aventurën e re që do të nisë në Belgjikë.

• Biseda të ngrohta me shokët. U duk sikur sot ishte lamtumira me Luftëtarin…

"Nuk besoj se ka lidhje kjo, por ata më falënderuan. Jo se kam firmosur diku tjetër, dhe do harroj ekipin tim. Do jap maksimumin deri në fund, pasi Luftëtari ka meritë për karrierën time.

• Me këto cilësi duhet të jesh edhe atje ku do shkosh. Nuk duhet ta shohësh veten inferior tek Anderlehti…

"Edhe kur të shkoj atje, grumbullimin e kemi më 18 qershor, do jap maksimumin. Ne lojtarët nga Shqipëria, kemi problem ritmin i kam thënë trajnerit. Por, ai më ka thënë se do të ndihmoj unë, pasi e di shumë mirë se nga cili kampionat vij.

• Si t’u duk skuadra e Anderlechtit? Si mendon se do përshtatesh atje?

"Unë isha në stadium, pashë ndeshjen ndaj Clube Brugge, me punë dhe me pak fat, do ambientohem mjaft mirë. Ishte i fortë fizikisht si kampionat, por kishte edhe hapësira. Me cilësitë që kam, mendoj se do ia dal", përfundoi Abazaj. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori