Abazaj tregon arsyen pse nuk luan me Anderlehtin
Kristal Abazaj ishte një “kristal” në futbollin shqiptar, por pas kalimit te skuadra e Anderleht në Belgjikë, performancat e tij patën një rënie drastike. Në fjalën e tij, Abazaj tha se forma jo e mirë që po kalon është si pasojë e dëmtimit që pësoi në fillim të kampionatit.

“Siç dihet unë jam bërë pjesë e Anderlecht në merkaton e verës. Nuk kam arritur të debutojë akoma në fushën e lojës. Diçka që ka krijuar shumë polemika në media dhe gjithandej. Unë mund të them se kam qenë i pafat se në fillim të kampionatit u dëmtova.

Situata do të ishte komplet ndryshe nëse unë nuk do të isha dëmtuar, pasi këtë gjë e kisha demonstruar gjatë fazës përgatitore. Por futbolli kështu është, herë është me fat dhe herë është pa fat. Shpresoj të rikthehem sa më shpejtë.

Unë nuk besoj se kanë ndikuar kritikat e medias, sepse unë jam shumë mirë psikologjikisht. Ky është futbolli dhe duhet t`i përballosh të gjitha normalisht”, tha Kristal Abazaj. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori