Abbiati apo Lopez, kush do të jetë i preferuari i Inzaghit?
Në kampin milanist po merr gjithnjë më shumë jetë çështja e titullarit të portës. Pippo Inzaghi duhet t’i besojë Christian Abbiat apo Diego Lopez. Mbetet një diskutim i hapur, ku fjalën e fundit e ka gjithmonë SuperPippo.

Ndaj Veronas, portieri veteran e shpëtoi në disa raste skuadrën e tij. Ndodh që të gabojë, sikurse ndodhi me Cesenën, por ai është një mbështetje e madhe për kuqezinjtë jo vetëm kur ndodhet në fushën e blertë. Në Bentegodi, Milani mori një fitore të lehtë, por kur ndeshja ishte ende e hapur, Abbiati u mohoi golin sulmuesve Jankoviç dhe Toni.

Menjëherë pas këtij takimi Abbiati u shpreh se e kishte sportin e tij të preferuar të vinte në vështirësi trajnerin, pa harruar të vlerësonte rivalin e tij për vendin e titullarit. Madje gjatë merkatos së verës, i kishte inkurajuar drejtuesit që të këmbëngulnin për afrimin e tij në Milano.

Në fakt, në fund të karrierës, nuk ka gjendjen shpirtërore për ta përballuar një situatë të tillë. Ishte i destinuar ta niste sezonin si rezervë, por një dëmtim i Lopez i dha shansin për të luajtur titullar.

Çfarë do të ndodhë tani? Inzaghi u shpreh para transfertës së Veronas se Lopez do të rikthehet në sfidën ndaj Fiorentinës. Mund të jetë kështu, por nuk është e sigurtë, sepse roli i portierit është shumë delikat dhe Inzaghi nuk mund të rrezikojë.

Spanjolli mendoi se e kishte hedhur pas krahëve periudhën e balotazhit tek Real Madrid, ku ai luante në kampionat ndërsa Casillas në Champions League.

Milani nuk merr pjesë në Kupat e Europës, dhe kjo do të thotë se rotacioni nuk mund të praktikohet. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2014, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori