Abbiati beson ende tek Milan
Portieri i Milanit ka besim se kuqezinjtë do të rimarrin veten dhe do të hapin një cikël të suksesshëm edhe pse skuadra e tij nuk e ka nisur mirë kampionatin. Në një prononcim për ‘La Gazzetta dello Sport’Christian Abbiati largimi i senatorëve ka ndikuar më shumë se ai i Ibrahimovic dhe Thiago Silva.

Skuadra aktuale mund të hapë një cikël si ai i Ancelottit. Sigurisht që largimi i shumë lojtarëve veteranë ishte një traumë për të gjithë. Nuk e prisja largimin e Gattuso. Duhet kohë që lojtarët e rinj të futen në mentalitetin e klubit. Le të themi se për momentin kemi notën 6”, shprehet kapiteni i dytë i Milanit. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2012, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori