Abeloa: CR7, "përforcimi" më i madh i Realit
Mbrojtësi i Real Madrid është shpresëplotë se ish-ylli i Manchester United do ta zgjasë kontratën me "Los Blancos" dhe nuk ka frikë nga konkurrenca e Daniel Carvajal.
Alvaro Arbeloa ka theksuar se kjo do të jetë një shtytje e madhe për Real Madrid, nëse Cristiano Ronaldo vendos ta zgjasë kontratën me klubin. Portugezi ndërkombëtar ka qenë i lidhur në më shumë se një rast me një lëvizje larg skuadrës nga "Santiago Bernabeu", por presidenti i klubit, Florentino Perez, ka deklaruar më herët këtë javë se pret që sulmuesi të qëndrojë në Madrid deri në fund të karrierës së tij.

Ronaldo ka një kontratë me gjigandët e La Liga-s deri në verën e vitit 2015, por Arbeloa është shpresëdhënës se 28-vjeçari do të firmosë një marrëveshje të re këtë vit.


"Përforcimi më i mirë që mund të bëjë Real Madridi do të ishte rinovimi i kontratës me Cristiano Ronaldon. Unë shpresoj se Cristiano do të qëndrojë në Madrid edhe për shumë vite të tjera", ka deklaruar mbrojtësi madrilen.

Arbeloa pastaj mori kohë për të reflektuar mbi kthimin e Daniel Carvajal nga Bayer Leverkusen dhe theksoi se nuk ka frikë nga konkurrenca me të riun në fjalë.

"Gjithmonë ka pasur konkurrencë të ashpër për një vend titullari te Real Madrid, ndaj vetëm do të përfitoj nga ardhja e tij", përfundoi Arbeloa. /albeu.com/

Shtuar më 08/06/2013, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori