Abidal dhe Iniesta në skuadër kundër Realit
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta dhe mbrojtësi Eric Abidal janë përfshirë në skuadrën e Blaugranëve për ndeshjen e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Iniesta i cili mungoi në ndeshjen e parë është shëruar me kohë dhe kështu është përfshirë nga trajneri Guardiola në skuadër për ndeshjen e sotme.

Eric Abidal nuk ka luajtur që nga mesi i marsit pasi kishte tumor ndërsa tani pas shumë kohësh pushim ai është përfshirë në skuadrën e Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2011, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori