Abidal krahason Riberyn me Messin
Albeu.com
Eric Abidal ka vazhduar refrenin e lëvdatave për superyllin e Bayern Munichut, Franck Ribery, duke e krahasuar atë me yjet e Barcelonës dhe duke shtuar se francezi do të ishte përforcim perfekt i skuadrës katalunase.“Riberyn e njoh shumë mirë, por nuk i di qëllimet e tija për të ardhmen. Në çdo rast, mendoj se ai do të përshtatej shumë mirë në La Liga, ndërsa te Barcelona do të mund t’i shfaqte kualitetet e tij”.

“Ai është një lojtar i cili është në nivel të njëjtë me Messin, Henryn apo Eto’o... një lojtar i cili shumë lehtë mund të shënojë dhe t’i ndryshojë gjërat në ndeshje”, ka thënë mbrojtësi i Barcës.
Shtuar më 17/04/2009, ora 17:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori