Abramoviç i thotë "po" operacionit Falcao
Roman Abramoviç jo vetëm ka thënë po, por nuk kërkon të humbasë kohë për të marrë shërbimet e Radamel Falcaos, më parë se klube të tjera si Manchester City të ndërhyjnë në operacion. Trajneri i kampionëve të Anglisë, Roberto Mançini, ka qenë në Madrid për të parë më nga afër fenomenin kolumbian dhe ka mbetur i magjepsur nga lojtari, duke u kërkuar pronarëve të tij të hidhen në sulm për të.

Ndërhyrja e City-t mund të hapë një ankand të vërtetë, duke e rritur ndjeshëm çmimin për kolumbianin. Lojtari, për momentin, është shumë i kushtueshëm, pasi klubi i Atletico Madrid për të ka vënë një klauzolë prej 55 milionë euro.

Sipas të përditshmeve britanike "Daily Mail" dhe "Mirror", pikërisht 55 milionë euro është edhe shuma që presidenti rus, Abramoviç, i ofroi klubit spanjoll për të blerë Falkaon. Synimi i kampionëve të Evropës është që të prezantohen në muajin janar me marrëveshjen të bërë dhe të përfunduar, duke parë këtu që edhe sulmuesi nga ana e tij nuk e ka mbajtur kurrë të fshehtë preferencën që ka për të shkuar në Londër. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2012, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori