Abramoviç: Luftë klaneve te Chelsea
Roman Abramovich
Roman Abramoviç ka vendosur që të marrë anën e trajnerit Villas Boas te Chelsea. Presidenti rus është zotuar se do t’i shkatërrojë klanet e lojtarëve brenda ekipit, ndërsa këta të fundit duan që të minojnë punën e teknikut të ri portugez. Situata te “blutë” nuk është aspak e mirë, ndërsa bosi i klubit londinez nuk mund të pranojë kurrsesi një tjetër turpërim në Ligën e Kampioneve.

Tifozët e Chelsea e shprehën edhe njëherë zhgënjimin e tyre pas barazimit në shtëpi ndaj Birmingham në raundin e pestë të FA Cup. Por te Chelsea është raportuar një tjetër situatë aspak e mirë. Në përfundim të pjesës së parë të takimit ndaj Birminghamit, sulmuesi Didier Drogba ka mbledhur lojtarët në tunel dhe ka zhvilluar një mbledhje me ta. Një gjë e tillë është hedhur kategorikisht poshtë nga trajneri portugez. Ndërsa, sipas gazetarëve, ata kishin parë sulmuesin e Bregut të Fildishtë që t’u mblidhte e t’u fliste shokëve të ekipit.

Presidenti rus është lodhur duke punësuar dhe shkarkuar trajnerë për skuadrën e tij. Që kur mori drejtimin e bluve të Londrës, ai ka hequr nga puna plot shtatë teknikë. Nisur nga këto situata, ai ka vendosur se është koha që t’i bëjë gjërat ndryshe.

“Jam lodhur me këtë gjendje. Nuk do lejoj që të ketë klane brenda ekipit”- ka deklaruar Abramoviçi sipas burimeve në mediat angleze.

Villas Boas nuk është në një situatë aspak të këndshme. Duket se tifozët nuk janë në anën e tij. Ata shprehën pakënaqësinë e tyre në pushim të sfidës dhe pas përfundimit të saj. Ndërkohë që nisën të kundërshtonin vendimin e portugezit, i cili hoqi nga loja Juan Matta, edhe pse u zëvendësua nga Frank Lampard.

Nisur nga kjo, Abramoviçi zhvilloi një takim me trajnerin e ekipit dhe lojtarët, një ditë pas kësaj sfide. Presidenti rus ka qenë i inatosur me situatën dhe i ka fajësuar lojtarët për situatën e keqe që po kalon klubi. Por, kur Vilas Boasi kritikoi paraqitjen e ekipit, futbollistët iu kthyen dhe vunë në pikëpyetje mënyrën e tij të punuarit dhe taktikat e përdorura. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2012, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori