Abramovic paralajmeron skuadren
Albeu.com
Abramovic ka paralajmëruar skuadrën e tij që nuk ka më tolerime për ata që bëjnë skandale apo gjëra që ngjashme që dëmtojnë imazhin e klubit, sic ishin raster e Territ apo Eshli Kol.Ky paralajmërim nga ana e pronarit të klubit të Premier Ligës ka në qendër dy prej futbollistëve, të cilët kohët e fundit janë përfshirë në vorbullën e skandaleve në lidhje me jetën e tyre private: kapiteni Xhon Terri dhe mbrojtësi Eshli Kol. I pari e pagoi duke mos qenë më kapiteni i kombëtares së Anglisë, kurse i dyti me një gjobë prej 230 mijë eurosh nga Çelsi.

“Mjaft, s’dua më skandale”. Këto janë pak a shumë fjalët me të cilat bosi rus (me anë të administratorit të deleguar Ron Gurlai), ka paralajmëruar futbollistët e ekipit. Edhe trajneri Karlo Ançeloti ka ndërhyrë, duke theksuar se këto sjellje dëmtojnë imazhin e klubit.
Shtuar më 21/02/2010, ora 01:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori