Abramoviç vendos: Dua Cavanin
Chelsea nis rrugën që mund ta çoj drejt Edinson Cavani. Sipas "Tuttosport", padroni i Bluve të Londrës, Roman Abramoviç ka mbetur i mahnitur nga loja e uruguajanit dhe ka vendosur që sezonin e ardhshëm ta sjellë në kryeqytetin anglez.

Duke parë vështirësitë që po kalon Fernando Torres, largimi i Anelka dhe mundësia e madhe për largimin edhe të Drogba, janë disa prej arsyeve që mund ta sjellin vitin e ardhshëm Cavanin në Stanford Bridge.


Gjatë ndeshjes së Champions League mes Chelsea dhe Napoli, drejtuesit anglezë do mundohen ta mbajnë paqk më gjatë Cavanin në Londër në mënyrë që ta bindin për sezonin që vjen. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2012, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori