Abramovich e do Kaka-ne ne Chelsea
Albeu.com
Pronari rus i Chelseat, Roman Abramovich, e ka ndërmend të shpërblejë trajnerin Carlo Ancelotti, për dy trofetë që ia ka sjellë skuadrës këtë stinor, duke ia sjellë në skuadër mesfushorin brazilian, Ricardo Leite Kaka, shkruan "News of the World".Abramovich është ndarë i stërkënaqur që Chelsea këtë stinor fitoi Premier Leaguen dhe FA Cup të Anglisë. Ai e ka ndërmend të japë deri në 40 milionë funte për të transferuar reprezentuesin e Brazilit.

Trajneri i Chelseat, Ancelotti, është admirues i madh i Kakas dhe e ka shënjestër atë për afatin kalimtar të verës. Së bashku kishin sukses të madh në Itali me Milanin duke e fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2007. Kaka në verën e vitit të kaluar u transferua nga Milani në Real Madrid. Skuadra madrilene për të pagoi 65 milionë euro. Por, Kaka në stinorin e tij të parë në Real nuk ka pasur sukses. Ai pati probleme të shumta me lëndime dhe u kritikua se më shumë po çan kokën të mos lëndohet në prag të Botërorit 2010 sesa të ndihmojë skuadrën madrilene.

Kaka me Realin ka kontratë gjashtëvjeçare dhe merr pagë 170 mijë funte në javë.

"Chelsea kurrë nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe do të jetë një nga synimet tona stinorin e ardhshëm", ka thënë trajneri i Chelseat, Ancelotti.
Shtuar më 17/05/2010, ora 14:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori