Abramovich ka dy emra në kokë për zëvendësimin e Frank Lampard
Si duket pronari i Chelseat Roman Abramovich nuk është i kënaqur dhe se e ka humbur besimin tek trajneri Frank Lampard, dhe tani thuhet se janë dy emra që po qarkullojnë në kokën e kreut të “Bluve”, për ta zëvendësuar trajnerin në rrezik Lampard, raporton “Express Sport”.

Chelsea janë duke kaluar nëpër një formë jo të mirë këtë edicion, kështu duke bërë që spekulimet mbi të ardhmen e Lampard të shtohen më shumë.

Ndërsa dy emrat që Abramovich preferon që t’i afrojë tek Chelsea për pozitën e trajnerit thuhet se janë Julian Nagelsmann dhe Thomas Tuchel.

Tuchel momentalisht është pa detyrë të trajnerit, respektivisht si agjent i lirë, pasi u shkarkua nga Paris Saint-Germain, ndërsa Nagelsmann është në krye të timonit të skuadrës gjermane RB Leipzig.
Shtuar më 22/01/2021, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori