Abramovich ka shkarkuar 9 trajnerë, zbulohet sa i kanë kushtuar oligarkut rus (FOTO LAJM)

Që kur ekipin e ka marë në dorë Roman Abramovich, klubi Chelsea është detyruar të paguajë shifra marramëndëse për tjajnerët që ka shkarkuar oligarku rus, shkruan Albeu.com

Chelesea po kalon një krizë të thellë rezultatesh teksa Maurizio Sarrin rrezikon seriozisht shkarkimin, pas eleminimit nga FA Cup, teksa humbi 2-0 nga Manchester United në Stamford Bridge, dhe mund te bëhet trajneri i 10 që mund të shkarkohet në epokën e Abramovich.

Abramovich nuk ka kursyer asnje teksa ka shkarkuar plot 9 trajnerë që kur mori Chelsea-n në vitin 2003.

Shkarkimi i parë i Jose Mourinhos në vitin 2007 mbetet më i shtrenjtë në 18 milionë paund në epokën e oligarkut rus.

Ndërsa shkarkimi që i ka kushtuar më pak bluve të londrës është i Avram Grant në vitin 2008 5.5 milon paund.

Ndërkohë në total Chelsea-t është detyruar të paguajë në total reth 89.3 milion paund për 9 trajnerët që ka shkarkuar. /albeu.com/


Shtuar më 19/02/2019, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori