Abramovich kerkon me ngulm Pirlon
Albeu.com
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, nuk pranon të heqë dorë nga angazhimi i mesfushorit të Milanit, Andrea Pirlo. Blutë së fundi kanë irrituar Milanin duke ofruar vetëm 6.5 milionë funte si dhe sulmuesin Claudio Pizarro.Dhe presidenti i rosonerëve, Silvio Berlusconi, mbrëmë tha se Pirlo, 30-vjeçar, nuk është më në shitje.

Pirlo është një prej lojtarëve të cilin menaxheri i ri i klubit, Carlo Ancelotti, e ka kërkuar nga bosi rus, dhe sipas Daily Star, Abramovich është i gatshëm të paguajë 17 milionë funte për të sjellë lojtarin në Stamford Bridge.
Shtuar më 07/08/2009, ora 02:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori