Abramovich tenton të mbrohet, avokati i tij "sulmon" mediat
Pëlqej
Miliarderi rus dhe pronari i klubit të Chelseas, Roman Abramovich së fumdi është bërë i padëshirueshëm në një tjetër shtet, pas Britanisë së MAdhe.

Bëhet fjalë për Zvicrën ku Policia federale e Zvicrës u ka sugjeruar autoriteteve vendase të emigracionit se, oligarku rus Roman Abramovich përbënte një “rrezik për sigurinë publike” dhe një “rrezik për reputacionin e mirë” të vendit, nëse ai bëhej qytetar zviceran.

Pas kësaj avokati i Abramovich ia k dalë në mbrojtje klientit të tij, duke sulmuar mediat se shpërndajnë lajme false.

“Çdo sugjerim, se Abramovich është i përfshirë në pastrim parash apo ka kontakte me organizata kriminale, është tërësisht fals. Abramovich nuk është akuzuar kurrë për përfshirje në pastrim parash, e madje nuk ka asnjë precedent penal. Ai nuk ka pasur kurrë, as nuk është pretenduar ndonjëherë madje, kontakte me organizata kriminale”, thotë avokati i tij. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2018, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori