Roman Abramovich është
president i
Chelsea që prej vitit 2003. Që nga ajo kohë, londinezët kanë arritur të fitojnë 13 trofe, përfshirë këtu edhe Champions dhe Europa League.
Pronari i “Bluve” kurrë nuk e ka zbuluar se si u bë
president i klubit nga “Stamford Bridge” dhe se çfarë e lidhi me Anglinë apo Londrën. Së fundmi, një gjë të tillë e ka treguar trajneri i famshëm Sven Goran Eriksson, me këtë të fundit që ka rrëfyer se si manjati rus u bë numri një i
Chelsea.
“
Roman donte të
blinte një klub në Moskë dhe shkova atje për tre ditë. Pamë të gjithë alternativat dhe i thashë të
blinte Dinamon. Ata kishin kushtet më të mira. Më pas, ika me pushime dhe më ra telefoni.
Roman kishte ndërruar mendje dhe një njeri që e mbante si dorën e tij të djathtë, më tha se ai tashmë
donte të
blinte një klub në Londër. I thashë se alternativat ishin Tottenham ose
Chelsea, por më parë e pyeta se çfarë
donte të bënte. Ai më tha se
donte të fitonte. Në atë moment iu drejtova. ‘Duhet të blesh Chelsean. Atje duhet të ndryshosh gjysmën e ekipit. Nëse blen Tottenhemin duhet ta ndryshosh të gjithë ekipin’”, përfundoi Eriksson.
Shtuar më 13/10/2019,
ora 16:46