Abrashi feston sot ditëlindjen, e uron edhe Duka
Amir Abrashi feston ditëlindjen, një ditëlindje ndoshta ndryshe për të. 27-vjetori e gjen mesfushorin në një situatë disi të veçantë.

Të shtunën e kaluar u largua bashkë me Taulant Xhakën nga grumbullimi i kombëtares, të dy nuk u aktivizuan ndaj Italisë, por menaxhimi i situatës ka qenë i ndryshëm. A i nuk ka preferuar që të japë asnjë koment për këtë çështje, ndërkohë që shoku i tij ka dalë hapur kundër zgjedhjeve të italianit.

Për ditëlindjen e tij të 27 nuk ka munguar edhe një urim publik nga kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, një urim i thjeshtë, ashtu siç numri një i Federatës në fakt nuk ka munguar të bëjë për cdo lojtar të Kombëtares, por që në situatën e krijuar merr akoma më shumë kuptim.

Shtuar më 27/03/2017, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori