Abrashi: Shqipëria, zgjedhja ime më e mirë
Mesfushori shqiptar, që luan me kryesuesit e Freiburg, është një nga pikat kyçe të ekipit të drejtuar nga Streich, i cili po lufton me milionerët e RB Leipzig dhe ekipin e traditës 1.Fc Nürnberg për të siguruar ngjitjen në Bundesliga.

“Ky është mentaliteti im. Babai më ka mësuar, që nuk duhet të dorëzohem kurrë”, tregon Abrashi, i cili duket në formën më të mirë për Europianin. Duket se pikërisht këtë kompeticion mezi po e pret : “Nuk ka ndjesi më të bukur. Një ëndërr!”

Për BILD, mesfushori tregon dhe momentin që vendosi të luante për Shqipërinë dhe jo Zvicrën : “Pasi mbaroi Euro u21, Shqipëria më kontaktoi. Ottmar Hitzfeld tentoi të më ndryshonte mendjen, por unë vendosa për Shqipërinë. Një nga vendimet më të mira në karrierën time”, përfundon ai.
Shtuar më 19/04/2016, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori