Abuzim racial ndaj dy yjeve të Gjermanisë në ndeshjen me Serbinë
Një video e postuar pas miqësores së Gjermanisë ndaj Serbisë ka tërhequr vëmendjen e policisë vendase pasi thuhet të ketë pasur abuzim racial ndaj Leroy Sane dhe Ilkay Gundogan gjatë ndeshjes.

Eksperti i mirënjohur i basketbollit gjerman Andre Voigt ka postuar një video në Facebook pas ndeshjes. Aty, Voigt ka përshkruar tre tifozë që ishin ulur pas tij të cilët kanë përdorur fjalor ofendues si "Neger" apo "Bimbo" sa herë që Sane kapte topin.

Gjithashtu, ata kanë ofenduar edhe Gundogan, duke e quajtur një "pseudo-turk" gjatë gjithë pjesës së dytë.

Voigt ka konfrontua tifozët, dy ishin nga zona e Wolfsburg, por ata vazhduan të abuzonin dhe mesa duket kanë qenë neo-Nazistë.

Një zëdhënës i policisë gjermane ka thënë: "Jemi duke parë raportet dhe do të vendosim se çfarë do të bëjmë."

Gjatë një deklarate për shtyp, Federata Gjermane ka dënuar incidentin dhe ka konfirmuar se blerësit e atyre vendeve do të merren në pyetje kur të identifikohen. /albeu.com/

Shtuar më 21/03/2019, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori