Acarohet Chelsea, është vetë Dzeko që po zvarrit transferimin në Londër
Chelsea nuk ka durim për të pritur tekat e Romës dhe të Dzeks. Së fundmi blutë e Londrës i kanë dhënë një ultimatum Romës për transferimin e Edin Dzeko. Oferta prej 50 milionë eurosh plus bonueset (përfshihej edhe kartoni i Emerson) e bënte thuajse të përfunduar marrëveshjen, por në fakt deri më tani asgjë nuk ka ndodhur.

Antonio Contes i është sosur durimi. Klubi londinez kërkon një përgjigje përfundimtare që çështja të mos zgjatet më në kohë. Ai që po vonon realizimin e këtij operacioni është vetë Dzeko. Menaxherët e sulmuesit po bëjnë ç’është e mundur që ai të pranojë kalimin drejt bluve të londrës. Drejtuesit e Romës i kanë thënë po ofertës, ndërsa sulmuesi kërkon ende pak kohë përpara se të marrë një vendim.

Shtatlartit boshnjak i është ofruar një kontratë deri ne verë të 2019-ës me një pagë 7 milionë euro në sezon, ndërkohë që dëshira e lojtarit është që kontrata të jetë 2-vjecare. Mirëpo Chelsea ka një rregull që duhet respektuar: për futbollistët mbi 30-vjeç kontratat duhet të rinovohen vit pas viti. Mbetet për tu parë në ditët e mbetura të merkatos nëse marrëveshja do të mbyllet me sukses./albeu.com/
Shtuar më 26/01/2018, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori