Acerbi i "shtang" të gjithë: Ky sulmues italian meriton "Topin e Artë"
Francesco Acerbi ka dhënë një deklaratë e cila është komentuar gjerësisht në mediat italiane.

Mbrojtësi pretendon se Lazio e meriton vendin e tretë në Serie A dhe se Ciro Immobole do të ishte i denjë për të fituar “Topin e Artë” nëse vazhdon kështu. Acerbi është thirrur nga kombëtarja e Italisë për të zëvendësuar të dëmtuarin Giorgio Chiellini.

"Nuk kam menduar se do të isha titullar te Lazio dhe do të grumbullohesha nga Italia.Gjithmonë bëj më të mirën time për t’u përmirësuar. Immobile? Ai është një mik dhe një sulmues i madh. Duhet ta mbrojmë. Shpresoj që të shënojë shumë gola. Nëse vazhdon me këto ritme, ai është i denjë për Topin e Artë. Ai meriton vetëm sukses."
Shtuar më 14/11/2019, ora 08:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori