Adan: Nuk jam në garë me Casillas
Portieri i Real Madrid, Antonio Adan u shpreh se ai nuk është në garë me portierin-kapiten Iker Casillas për vendin e titullarit.

"Është trajneri ai që zgjedh formacionin më të mirë dhe unë jam pas këtyre debateve. Nuk e di nëse do të luaj në vazhdim. Di vetëm se sezonin e kaluar unë luajta 5 ndeshje dhe këtë kufi e kam kaluar tashmë. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Ikerin. Të mos harrojmë që ne po flasim për kapitenin e Real Madrid dhe për atë të kombëtares spanjolle. Ai më ka ndihmuar shumë këto kohët e fundit", deklaroi portieri i dytë i "Los Blancos". /albeu.com/


Shtuar më 18/01/2013, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori