Dje futbollist, sot
trajner i Juventusit. Pa rrugë të mesme.
Andrea Pirlo duhej të ishte
trajner i ekipit të Juventusit U-23, por në vend të kësaj e nisi me hapin e madh.
Ndoshta pak i nxituar, siç pretendon Lele Adani. Komentuesi i “Sky Sport” mori pjesë në një “Twitch” direkt në “Bobo Tv”. Drejtuesi Christian Vieri, më pas miqtë Nicola Ventola dhe Antonio Cassano, të bashkuar me
Fabio Cannavaro.
Shumë tema të mbuluara. Midis këtyre, edhe triumfi i Hernan
Crespo, i cili të shtunën në mbrëmje fitoi “Copa Sudamericana” me Defensa y Justicia. Nuk mungoi krahasim mes ish-qendërsulmuesit dhe Pirlos.
“
Crespo ka pasur disa hapa, – janë
fjalët e Adanit. – Ai u detyrua t’i hedhë ato dhe e bëri me përulësi dhe dëshirë për të mësuar. Unë vlerësoj njerëzit që bëjnë si
Fabio. Miku ynë,
Andrea, e dimë se çfarë mendje e hapur dhe e evoluar është; ai ka potencial, Zoti na ruajt. Është një sfidë interesante dhe e mirë, që ai po e jeton. Por, që të bëhet me të vërtetë
trajner i Juventusit, atij i duhen dy ose tri vite. Dhe është e drejtë që ai ka mundësi të gabojë”.
Me pak fjalë, gjithçka mund të përmblidhet në një fjalë: koha. Juventusi do të duhet ta pranojë Pirlon edhe me momente vështirësie, të cilat nuk munguan në fillim të sezonit. Ashtu siç kishte mbrëmje të shkëlqyera, si ato ndaj Barcelonës dhe Milanit.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 09:00