Adebayor huazohet tek Tottenham
Emanuel Adebayor
Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje për transferimin e Emmanuel Adebayorit nga Manchester City. Adebayor do të huazohet tek Tottenham Hotspur pas një sezoni të kaluar tek Real Madridi.

Sulmuesi i Togos ishte në kërkim të një klubi të ri pasi u njoftuar se nuk zë vend në planet e Roberto Mancinit për sezonin e ri.

Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp kërkonte një përforcim për repartin sulmues para fillimit të sezonit të ri në Premierligë dhe Europa League.

Sipas Sky Sports News, klubi londinez ka arritur marrëveshje për huazimin e 27 vjeçarit në White Hart Lane. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2011, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori