Adebayor: Me kete loje, jam pesimist per titullin
Albeu.com
Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, vështirë se mund të qetësohet pas rezultatit negativ kundër Tottenhamit, dhe thotë se në këtë mënyrë nuk mund të fitohet titulli."Të jesh kampion në këtë mënyrë? Kurrë! Është një dëshpërim i madh. Është një atmosferë negative pasi që bëmë gjithçka për të arritur tek tri pikët dhe në fund përfunduam me një. Na vjen keq që gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur”, ka thënë Adebayor.

“Ishte një prej ndeshjeve më të vështira në jetën time, pasi që nuk mund ta kuptoja, pas 90 minutash udhëhiqnim 4-2 dhe në fund ndeshja përfundon me barazim. Kur udhëhiqnim ndoshta mendonim se ndeshja përfundoi”, shton sulmuesi i Togos.
Shtuar më 31/10/2008, ora 21:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori