Adebayor: Redknapp "kopje" e Mourinho
Sulmuesi i Tottenhamit, Emmanuel Adebayor e ka krahasuar trajnerin e tij, Harry Redknapp me ish-trajnerin tek Real Madrid, Jose Mourinho, raporton gazeta Express,

Redknapp është ndër trajnerët më të mirë në botë. Do ta krahasoja me Mourinhon, për mënyrën se si i trajton lojtarët. Ai e shton besimin tek lojtarët. Edhe Harry di se si të flasë me lojtarët dhe kjo e bën atë të veçantë”, deklaroi ish futbollisti i Arsenalit dhe Manchester Citt për revistën "Hotspur".

“Unë kam respekt të madh për Mourinhon, kam mësuar shumë nga ai tek Reali. Vazhdojmë të mbajmë lidhje dhe sa herë që shënoj më dërgon mesazhe”, përfundoi sulmuesi togolez i Tottenham Hotspurs. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori