Adebayor shkakton polemika: Nuk kam ndërmend të dhuroj asgjë në luftën kundër koronavirusit
E gjithë bota po jeton ditë të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Këto ditë, shumë njerëz janë bërë bashkë duke dhuruar donacione, madje të shumtë kanë qenë edhe futbollistët që i janë bashkuar këtij solidariteti.

Sidoqoftë, ka figura të njohur që kanë befasuar me deklaratat e tyre të diskutueshme, dhe në mesin e tyre është edhe sulmuesi nga Togo, Emmanuel Adebayor.

Ish-futbollisti i Real Madrid i cili aktualisht luan në Paraguai, nuk e ka ndjekur shembullin e bashkëvendësve të tij afrikanë si Dideri Drogba dhe Samuel Eto’o, duke treguar një qëndrim të turpshëm në lidhje me koronavirusin.

"Për ato që ju thatë, unë nuk do të dhuroj, le të jemi të qartë, nuk do të dhuroj. Është shumë e thjeshtë. Unë bëj çfarë dua dhe ha çfarë dua", ka deklaruar Adebayor.

Adebayor aktualisht po qëndron në Lome, në vendin e tij në Togo, dhe pas udhëtimit nga Paraguai, është akuzuar se ka sjellë koronavirusin në këtë vend.
Shtuar më 23/04/2020, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori