Adil Rami nesër në Milano (VIDEO)
Pëlqej
Pritet të prezantohet nesër në Milano për t’iu nënshtruar disa testeve fizike mbrojtësi i ri i Milanit, Adil Rami, që do t’i bashkohet ekipit me hapjen e merkatos së janarit. Milani dhe Valencia kanë gjetur një akord për transferimin e tij te "Djalli". Mbrojtësi do të vijë me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Marrëveshja për kalimin e tij në ngjyrat kuqezi u kopsit nga ndërhyrja e ndërmjetësit të Milanit në Spanjë, Ernesto Bronzetti, i cili në një prononcim për mediat ka zbardhur dhe tratativën me lojtarin.

"Për Rami nuk ishte vetëm Milani i interesuar, por dhe dy italiane të tjera, Roma dhe Napoli, që kishin shprehur interesimin e tyre për lojtarin. Por gjithçka u mbyll me sukses në favor të Milanit, pasi vullneti i Adil ishte ai që të vishte ngjyrat kuqezi", tha Bronzetti.

Sakaq, mësohet se lojtari do të qëndrojë në "Milanello" deri në muajin janar, kohë kur do të federohet për sezonin e ardhshëm. /albeu.com/



Shtuar më 11/10/2013, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori