Adler "qetëson" Neuer: Mbetet numri 1
Teksa portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer kishte frikë se mos kolegu i tij, Rene Adler, do t’i zinte vendin në kombëtare, çka dhe solli kontraditat me teknikun Joachim Low, gardiani i Hamburg ka arritur ta qetësojë ish portierin e Schalke 04 anë të një deklarate publike.

"Unë falënderoj trajnerin që ma besoi portën kundër Francës, porse kjo nuk ndryshon asgjë në hierarkinë tonë. Nuk kam ende argumente t’i zë vendin Manuel Neuer. Ai mbetet numri 1 i portës së kombëtares. Por, nëse ai gabon, atëherë rolet ndryshohen shpejt", është shprehur Rene Adler.

Miqësorja e luksit Francë-Gjermani luhet nesër në orën 21.00. /albeu.com/


Shtuar më 05/02/2013, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori